Vrasja e Shkëlzen Kastratit, Gjykata e Fierit lë në burg Albert Zajën

schedule10:57 - 24 Mars, 2021

schedule 10:57 - 24 Mars, 2021

Gjykata e Fierit ka lënë në burg Albert Zajën i cili dyshohet të jetë personi që vrau Shkëlzen Kastratin më 1 shkurt në Fier. Zaja është i pari i dyshuar që është arrestuar nga policia në lidhje me ekzekutimin e Kastratit në Fier.

Tre të tjerë që dyshohet të kenë qenë bashkëpunëtorë, janë ende në kërkim.

Ndërkohë, abcnews.al mëson se 37-vjeçari e ka pranuar arrestimin, por jo autorësinë e atentatit. Ai ka deklaruar se ditën që ndodhi vrasja ishte në Vlorë me makinën e një shoku. Po ashtu, Zaja ka kërkuar që të qëndrojë në burg, për arsye sigurie. sb/abcnews.al/

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!