Vrasja e Shkëlzen Kastrati në Fier, RENEA kontrolle në disa banesa në Laç

schedule13:11 - 25 Shkurt, 2021

schedule 13:11 - 25 Shkurt, 2021

RENEA po bën sot kontrolle në disa banesa në Laç lidhur me vrasjen e Shkëlzen Kastratit në Fier më 1 shkurt.

Kontrollet po bëhen pasi policia beson se në këto banesa mund të jenë duke u fshehur autorët. Burime për ABC bëjnë të ditur se dy nga autorët dyshohet se fshihen në periferi të Laçit ndërsa dy të tjerë dyshohet se janë larguar drejt Kosovës.

Në kërkim në lidhje me këtë ngjarje janë katër persona, Alber Zaja, Elmir Tufa, Elson Xheçuka dhe Roland (Silvio) Cara. Dyshohet se ata janë pjesë e një grupi vrasësish me pagesë që e kanë ndjekur viktimën për afro dy muaj duke studiuar të gjitha lëvizjet e tij duke e qëlluar në një rrugë që nuk ka pasur kamera.

Shkëlzen Kastrati u ekzekutua në 1 shkurt nga një vrasës profesionist në Fier teksa ishte duke drejtuar makinën e tij. Ai mori një disa plumba, por njëri i marrë në kokë i shkaktoi vdekjen e menjëhershme.

Kastrati nuk rezultonte të ishte me precedentë penalë, ndryshe nga vëllai i tij, të cilit i kanë bërë një atentat disa vite më parë. sb/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!