Vrasja e Santiago Malkos, SPAK kërkon 19 vite burg për Blendi Tetën

schedule15:25 - 8 Nëntor, 2021

schedule 15:25 - 8 Nëntor, 2021

Prokuroria e Posaçme kërkon 19 vite burg për Blendi Tetën, i cili akuzohet për vrasjen e Santiago Malkos. Teta është i vetmi i arrestuar për vrasjen e ish-efektivit, ngjarje kjo e ndodhur në gusht të vitit 2019.

Sakaq, Teta, ka mohuar se ka qenë i përfshirë në vrasjen e të riut 2 vite më parë. Sipas tij ai nuk ka pasur asnjë lidhje me ngjarjen dhe nuk ka asnjë provë që e përfshinë në atentatin mafioz.

Lexo edhe: Blendi Teta mohon përfshirjen në vrasjen e Santiago Malkos, prokurori e kundërshton: Kemi prova

Malko u vra në Tiranë mbrëmjen e 27 gushtit 2019, nga persona që qëlluan në drejtim të mjetit të tij në lëvizje. Ai ishte ish-efektiv i Policisë së Shtetit, por njihej edhe si mik i Ervis Martinajt. g.v/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!