Trupi i pajetë e Eraldo Nevruzit është dërguar për në morgun e Spitalit Rajonal të qytetit të Vlorës.
Gazetari i ABC News, Elton Nika raporton se ende nuk është gjetur arma me të cilën Gerald Shehu ekzekutoi 31-vjeçarin.
“Vetëm pak më parë, ai është përcjellë për në morgun e Spitalit Rajonal të qytetit të Vlorës, pas gjithë ekzaminimeve që kanë kryer ekspertët e policisë në vendin e ngjarjes. Ka mbetur pa gjetur vetëm arma e krimit, me të cilën 43-vjeçari kreu krimin e rëndë”, raportoi ndër të tjera gazetari i ABC News, Elton Nika.
Trupi i recepsionistit është gjetur pranë përroit të Gjipesë në Vuno, në një zonë te quajtur edhe si gurore.
31-vjeçari Nevruzi u ekzekutua me armë zjarri nga Gerald Shehu, bashkëpronari i hotelit ku ai punonte si recepsionist.
Autori Gerald Shehu e ka qëlluar Nevruzin me dy plumba. Më pas, ai i ka kërkuar dy punonjësve të tij, Daniel Qose dhe David Larti një qese për ta vendosur trupin e pajetë në bagazhin e makinës.
Mendohet se autori dhe viktima janë konfliktuar me njëri-tjetrin ndërsa Gerald Shehu e ka qëlluar dy herë me arme zjarri tek shkallët e hotelit./abcnews.al