Vrasja e presidentit të Haitit, arrestohet i dyshuari kryesor

schedule10:12 - 12 Korrik, 2021

schedule 10:12 - 12 Korrik, 2021

Një mjek ka rënë në prangat e policisë së Haitit, si i dyshuari kryesor për vrasjen e presidentit haitian, Jovenel Moise.mediat e huaja bëjnë me dije se i dyshuari kryesor për organizimin e vrasjes së presidentit, Christian Emmanuel Sanon, 63 vjeç, shtetas i Haitit, ka shkuar atje me avion privat në fillim të qershorit, për “motive politike”.

Shefi i policisë, Leon Charles, tha se plani fillestar ka qenë të arrestohet presidenti, por “misioni pastaj ka ndryshuar”. Charles nuk dha më shumë hollësi. Vrasja e presidentit ka ndodhur në rezidencën e tij më 7 korrik.

Policia ka fajësuar më herët 28 mercenarë të huaj. Gruaja e presidentit, Martine Moise, është plagosur në sulm dhe pastaj është dërguar për trajtim në SHBA.

Ajo ka thënë se sulmi ka ndodhur aq shpejt, saqë burri i saj nuk ka qenë në gjendje të thotë “asnjë fjalë të vetme”. Presidenti i vrarë i Haitit, Jovenel Moise, dhe gruaja e tij, Martine.

Një delegacion i zyrtarëve të lartë të sigurisë dhe drejtësisë amerikane ka arritur të dielën në Haiti për të vlerësuar situatën e sigurisë. Moise ka qenë president i Haitit vendit më të varfër në dy Amerikat qysh në vitin 2017.e.su./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!