Vrasja e policit serb nga shqiptari/ Gazetarja: Faton Hajrizi përdorte pasaportën e vëllait. Në kërkim nga 4 shtete

schedule21:28 - 18 Korrik, 2024

schedule 21:28 - 18 Korrik, 2024

Një polic serb u vra e një tjetër u plagos të enjten pas mesnate në Loznicë të Serbisë. Autor i vrasjes dyshohet se është Faton Hajrizi, i arratisuri nga burgu i Smrekonicës që nga 6 korriku, mëson ekskluzivisht Paparaci.

Gazetarja e kronikës, Anduena Llabani e ftuar në emisionin “360 Gradë” në ABC Neës, zbuloi më shumë detaje rreth ngjarjes së rëndë, për të cilën ka reaguar edhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiç.

Llabani tha se për kapjen e Hajrizit ishin vënë në lëvizje katër shtete si Kroacia, Gjermania, Republika Srpska dhe Kosova, ndërsa shtoi se Fatoni përdoret pasaportën e vëllait, ku ky i fundit jeton në Gjermani.

“Mbrëmjen e djeshme pas mesnate një patrullë e policisë i është afruar mjetit që ai po qarkullonte. Në makinë ka qenë Fatoni, por dokumentet që ka pasur merr vetë kanë qenë të vëllait të tij që jeton në Greqi. Kur ka filluar kontrolli, ai ka qëlluar mbi policin serb. Ky personazh, është një person i shpallur në kërkime nga 4 shtete. Është shpallur në kërkim nga shtetet si Gjermania, Kroacia, Kosova dhe Republika Srpska. Fakti që është bërë e vështirë kapje e tij është përdorimi i dokumenteve të vëllait të tij.”, u shpreh ajo.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!