Po mbahet seanca ndaj Arbër Paplekaj i akuzuar për vrasjen e Pjerin Xhuvanit pak ditë para zgjedhjeve të 25 prillit 2021. Në seancë u thirrën 15 dëshmitarë, 2 prej të cilëve u paraqitën, njëri paraqiti raport mjekësor për mungesën ndërsa 3 të tjerë ndodhen jashtë vendit.
Mësohet se në seancë, e cila ka nisur prej orës 09:30, është gjithashtu i pranishëm i akuzuari Arber Paplekaj i cili u dërgua nën masa të rrepta sigurie në Gjykatën e Elbasanit. Në listën e dëshmitarëve janë edhe dy ish -zyrtarët e policisë së Elbasanit, Albert Nushi dhe Nikollaq Palla, të akuzuar për shpërdorim detyre.
Kujtojmë që Paplekaj ishte pjesë e grupit të mbrojtjes së votës, të ngritur nga Partia Demokratike në zgjedhjet e 25 prillit dhe shkoi në lagjen 5 Maji pasi kishin konstatuar një person me lista votuesish dhe që shpërndante para në këmbim të votës. Në përplasje e sipër, u vra Pjerin Xhuvani si edhe u plagosën disa të tjerë./abcnews.al