Vrasja e Pjerin Xhuvanit në Elbasan, pezullohen 6 policë, dy në arrest shtëpie, Alibeaj: Përshëndesim vendimin e prokurorisë

schedule22:27 - 27 Qershor, 2022

schedule 22:27 - 27 Qershor, 2022

Janë pezulluar nga detyra 6 policë ndërkohë që dy efektivë të tjerë në Elbasan janë në masën arrest shtëpie, të cilët kanë qenë në detyrë ditën e vrasjes së mjekut psikiatër Pjerin Xhuvani në Elbasan, nga një nga badigardët e PD-së.

Në lidhje me këtë lajm ka reaguar kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Enkekelejd Alibeaj.

Lexo edhe: EMRAT/ Vrasja e Pjerin Xhuvanit në Elbasan, pezullohen 6 policë, dy në arrest shtëpie

Nëpërmjet një postimi në Facebook Alibeaj përshëndet vendimin e prokurorisë për arrestimin e policëve.

Në emër të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike përshëndes vendimin e organit të prokurorisë për procedimin e kupolës drejtuese të Policisë së Elbasanit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në 21 Prill 2021. Arrestimi i kupolës së Policisë së Shtetit në Elbasan për ngjarjen e ndodhur në Elbasan pak ditë përpara zgjedhjeve të 25 Prillit, demonstron edhe njëherë përfshirjen e shtetit dhe policisë së shtetit në një vepër kriminale, gjunjëzimin e Policisë përpara bandave me mbrojtje politike.

Tanimë për të disatën herë është dëshmuar se si Elbasani është kontrolluar nga bandat dhe se policia ka qenë bashkëpunëtore e tyre. Jo vetëm kaq, por hetimet kanë treguar se përfaqësuesit e Partisë Socialiste kanë qenë të angazhuar në blerjen e votës dhe intimidin e votuesve.
E gjitha kjo me me ndihmën e Policisë apo nën hundën e saj.

Zbardhja e plotë e çështjes dhe shkaqeve të saj i shërben interesit publik dhe dhënies së drejtësisë. Mosveprimi i Policisë së Shtetit ndaj grupeve kriminale që kryenin krime zgjedhore ka patur dhe ka prapavijë politike. Ne inkurajojmë Prokurorinë të hetojë shkaqet e gjunjëzimit të Policisë së Shtetit përpara Bandës së Elbasanit; arsyet se pse Policia e Shtetit edhe pse në vendngjarje, me kërkesë të Partisë Demokratike, nuk veproi ndaj anëtarëve të Bandës që erdhën menjëherë pas saj; kush ishin të gjithë personat e përfshirë për llogari të Partisë Socialiste në atë ngjarje; pse u detyrua Drejtori i Policisë së Shtetit dhe Prokurori i çështjes të gënjenin publikisht para zgjedhjeve dhe më pas të pranonin se trafikanti i drogës Mehmet Greca, pjesë e shtabit politik të

Taulant Ballës po blinte vota; kush i detyroi dhe cila ishte arsyeja qe dy zëvendësdrejtorët e Policisë në qarkun Elbasan dhanë dëshmi të rremë?

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike nxit prokurorinë për një hetim të plotë, profesional dhe të shpejtë. Përzierja e krimit me politikën dhe angazhimi i grupeve kriminale në zgjedhje nga Partia Socialiste, janë jo vetëm krim, por një njollë turpi për nje vend anëtar të NATO-s dhe vend kandidat për në Bashkimin Europian“, shkruan Alibeaj në Facebook.