Vrasja e Pjerin Xhuvanit në Elbasan, lihet në burg Arbër Paplekajn

schedule10:45 - 25 Maj, 2021

schedule 10:45 - 25 Maj, 2021

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë për dhjetë personat e përfshirë në ngjarjen e Elbasanit, ku mbeti i vrarë aktivisti i PS, Pjerin Xhuvani.

Kështu, të gjithë do të hetohen në gjendje të lirë. I vetmi që mbetet në burg është autori, Arbër Paplekaj. Ky i fundit nuk e ka apeluar vendimin që gjykata dha më herët ndaj tij.

Ish-komando u vetëdorëzua në policia pas ngjarjes së Elbasanit, ku Struktura e Mbrojtjes së votës e ngritur nga PD u përplas me mbështetësit e PS. Gjatë shkëmbimit të zjarrit mes palëve mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani. Ndërkohë që e gjithë ngjarja ndodhi në prezencë të forcave të policisë së Elbasanit.

Më herët gjykata ka dhënë masën “arrest me burg” për Arbën Paplekajn. Po ashtu trupa gjykuese ka dhënë masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për Eldjo Bekon, i cili akuzohej për moskallëzim krimi, ndërsa vijon të mbetet në kërkim për ngjarjen Kelmend Xhaferri.

Të akuzuarit: 

Arjan Hoxha, akuzuar për heqje të lirisë me dhunë;
Pavlo Vuksani, akuzuar për heqje të lirisë me dhunë;
Emiljan Prenga, akuzuar për heqje të lirisë me dhunë;
Juljan Mataj, akuzuar për heqje të lirisë me dhunë;
Erald Guga, akuzuar për heqje të lirisë me dhunë;
Erjon Demushi, akuzuar për heqje të lirisë me dhunë;
Taulant Ymeri, akuzuar për heqje të lirisë me dhunë;
Roland Xhepa, akuzuar për heqje të lirisë me dhunë;
Nuredin Kasma, akuzuar për heqje të lirisë me dhune
Eldjo Beko, arrestuar “në flagrancë”, akuzuar për pengim të hetimeve;

Si ndodhi ngjarja:

Ngjarja ndodhi në lagjen “5 Maj” të qytetit të Elbasanit. Nga shkëmbimi i zjarrit mbeti i vrarë aktivisti i Partisë Socialiste, Pjerin Xhuvani ndërsa të plagosur mbetën një efektive policie Xhensila Sota, edhe tre persona të tjerë.

Përplasja me armë ndodhi për shkak të zgjedhjeve. Siç u njoftua asokohe, makinë e shtabit të PS-së është kapur nga Struktura e Mbrojtjes së votës e ngritur nga PD, duke shpërndarë para në këmbim të votës. Pas konstatimit të makinës, është thirrur edhe policia.

Në vendin e ngjarjes mbërriti më pas nëndrejtori i Policisë së Elbasanit Abert Nushi dhe disa efektivë të Shqiponjave. Pas mbërritjes së policisë, në vendngjarje erdhi edhe një automjet me simpatizantë të PS-së.

Në këtë moment ka nisur edhe shkëmbimi i zjarrit mes palëve, por vijon të jetë e paqartë se kush qëlloi i pari. Pak minuta pas ngjarjes u vetëdorëzua në policia ish-efektivi i RENEA-s Arbër Paplekaj, i cili dyshohet se ka qëlluar me armë ndaj Xhuvanit gjatë shkëmbimit të zjarrit. Ky i fundit ka thënë se ka qëlluar për vetëmbrojtje. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!