Forcat RENEA janë nisur drejt Elbasanit pas përplasjes me armë që ndodhi në lagjen “5 Maji”, e ku për pasojë i vrarë mbeti Pjerin Xhuvani i PS-së. Xhuvani është vrarë në rrethana ende të paqarta ndërsa mësohet se ka edhe persona të plagosur.
Nga dy të plagosurit, njëri është punonjës i forcave “Shqiponja” i cili ka marrë plagë në këmbë.
Kush është Pjerin Xhuvani?
Xhuvani u akuzua nga PD se ishte një ndër organizatorët e përplasjes fizike mes simpatizantëve të PS dhe PD Ditën e Verës në Elbasan. Ai është akuzuar edhe për laboratorin e drogës në Xibrakë të Elbasanit, ndërsa është njohur si aktivist i PS-së. sb/abcnews.al/