Vrasja e Pjerin Xhuvanit, Artan Hoxha: Provë, filmimet me telefon të anëtarëve të SMV-së

schedule13:58 - 27 Prill, 2021

schedule 13:58 - 27 Prill, 2021

Përveç kamerave të sigurisë në zonë ku ndodhi vrasja e Pjerin Xhuvanit, gazetari Artan Hoxha tha se provë që do të zbardhë të vërtetën e kësaj ngjarje, mund të jenë edhe pamjet filmike nga anëtarët e SMV-së që kanë qenë në vendngjarje.

Hoxha u shpreh se kjo ngjarje ka pasur ndikim të madh në orientimin e elektoratit në votime, duke qenë se ndodhi pak ditë para zgjedhjeve.

https://youtu.be/87dS7NaaW40

“Kolegët e mi që kanë thënë që aty nuk ka kamera i referohen një elementi në vendngjarje. Klement Xhaferri ka qenë banor i asaj lagjes deri para dy vitesh. Kur ka ikur nga ajo zonë kamerat kanë ngelur të instaluara. Janë si provë e sekuestruar filmimet që kanë bërë anëtarët e mbrojtjes së votës me celularët e tyre.

Mendoj se ajo ngjarje ka ndikuar që në Elbasan të kemi një distancë kaq të madhe mes PS dhe PD. Është një distancë shumë e madhe”, deklaroi Artan Hoxha./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!