Gjykata penale e Tiranës ka caktuar masat e sigurimit arrest në burg për 3 të dyshuarit për vrasjen e Petrit Ndout orët e para të mëngjesit të 20 janarit.
Në qeli janë lënë Andis Vokrri, dhe dy miqtë e tij Fatjon Kulla dhe Lorenc Sula.
Dyshimet kryesore janë mbi 27 vjecarin Vokrri i cili sipas dyshimeve është personi që ka goditur Petrit Ndoun.
Megjithatë ai pretendon se ka pasur një konflik fizik dhe verbal por nuk kujtoj të këtë goditur me cekic Ndoun dhe prentendon se nuk ka pasur një të tillë me vete.
Prokuroria ka kërkuar të caktohet masa e sigurisë arrest në burg deri në sqarimin e plotë të rrethanave dhe analizimit të pamjeve filmike.
Sakaq Fatjon Kulla dhe Lorenc Sula dyshohen për moskallëzim krimi. Të dy ata kanë pretenduar se u larguan nga vendi i ngjarjes nga frika dhe ndaj nuk e njoftuan policinë.
Të rinjtë pretendojnë se kishin ndaluar në rrugë pasi kishin probleme me gomën e makinës.


