Pas vrasjes së oficerit të krimeve Saimir Hoxha në zonën e Vainit në Lezhë, policia ka vijuar krehjen e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorit.
ABC ka siguruar pamjet gjatë operacionit i cili po vazhdon edhe nga ajri për të kapur 21-vjeçarin Aldi Rama.
Pasi ka qëlluar më armë zjarri në drejtim të Hoxhës dyshohet se ai është larguar me automjet nga vendi i ngjarjes.
Gazetari Gjergj Figuri raporton për ABC se pasi është larguar pak nga zona, i riu ka braktisur makinën pranë një biznesi brenda zonës së Lagunës për t’u arratisur më pas në këmbë. m.v/abcnews.al