Vrasja e oficerëve të policisë, kush është “bosi i drogës” që u arratis në Francë

schedule10:26 - 15 Maj, 2024

schedule 10:26 - 15 Maj, 2024

Mohamed Amra, është i burgosuri i cili arriti të arratisej ditën e djeshme nga një furgon poliice pas pritës nga persona të armatosur, të cilët vranë dy oficerë burgu.

I njohur si “The Fly”, Amra po dërgohej nga gjykata në një burg në qytetin e Rouen pranë Parisit të martën kur një makinë përplasi furgonin dhe njerëz të armatosur hapën zjarr.

Mohamed Amra 30 vjeç u ndihmua nda disa persona të maskuar të cilët sulmuan automjetin e burgut në autostradën A154 pranë Incarville në veri të Francës.

Dosja e tij kriminale përfshin të paktën 13 dënime për kundërvajtje (drejtim pa leje, vjedhje, rezistencë ndaj autoritetit dhe sjellje fyese), por edhe për trafik droge. Ai nuk ishte i regjistruar si i burgosur i radikalizuar.

Një burim policor e përshkroi atë për Le Parisien si kreun e një rrjeti të trafikut të drogës, ndërsa BBC shton se ai kishte lidhje me grupet mafioze në Marsejë.

Niveli i tij i mbikëqyrjes së fundmi ishte rivlerësuar në ‘nivelin 3’ (nga 4), gjë që kërkon praninë e pesë rojeve të burgut dhe një oficeri gjatë lëvizjeve të tij.

Pak para arratisjes, Amra ishte paraqitur para një hetuesi në Rouen, i cili po heton një rast të rrëmbimit dhe tentativës për vrasje.

Arratisja ndodhi kur Amra po kthehej në burgun e Evresë.

Amra ishte në gjyq të premten e kaluar për grabitje të rëndë (vjedhje nga supermarkete dhe biznese në periferi të Evre midis gushtit dhe tetorit 2019). Ai u ndoq penalisht për shtatë vepra, u shpall i pafajshëm për katër prej tyre dhe përfundimisht u dënua me 18 muaj burg, megjithëse prokuroria kishte kërkuar 24 muaj.

Rasti i vrasjes, për të cilin po hetohej së fundmi, është ai i një burri në Auban, në jug të Francës, më 17 qershor 2022. Ngjarja lidhet nga autoritetet me trafikun e drogës.

Si ndodhi arratisja

Arratisja që çoi në vrasjen e dy oficerëve, 52 dhe 35 vjeç, ndodhi në qytetin Evreux në Normandi, kur fugoni me të cilin po transportonin të burgosurin u sulmua nga një person i armatosur  mëngjesin e së martës.

Nga sulmi u plagosën edhe tre persona, dy prej të cilëve janë në gjendje kritike për jetën, ndërsa i treti doli nga spitali.

Sipas një burimi policor të kontaktuar nga AFP, sulmi u krye nga “një grup prej disa kriminelësh”, të cilët përdorën dy automjete.

Një nga ato automjete u gjet i djegur menjëherë pas sulmit, në një vend të pazbuluar. Të njëjtat burime theksuan se edhe kriminelët janë arratisur, ndërsa njëri prej tyre ka mbetur i plagosur.

Ndërkohë, policia lokale e Herves ka nisur një plan të posaçëm për të gjurmuar të burgosurin 30-vjeçar të arratisur dhe banditë të armatosur.

Në këtë kuadër janë mobilizuar 200 punonjës policie , të cilët po kontrollojnë zonën.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!