Hezbollahu ka lëshuar një breshëri raketash duke synuar disa lokacione në Izrael, pas njoftimit nga ushtria izraelite se kishte vrarë liderin e grupit Hassan Nasrallah në një sulm ajror të premten.
Hezbollahu nuk e ka konfirmuar ende vdekjen e Nasrallah. Grupi i mbështetur nga Irani tha se nisi një breshëri raketash dhe artilerie duke synuar Rosh Pina, Sa’ar dhe Avivin në Izraelin verior.
Sirenat e raketave u aktivizuan në Safed dhe Galilenë e Epërme, sipas Komandës së Frontit të Brendshëm të Izraelit. Më herët, Forcat e Mbrojtjes të Izraelit thanë se një raketë u kap mbi Bregun Perëndimor./abcnews.al