Vrasja e Liderit të Al-Kaedës, Biden paralajmëron amerikanët: Kini kujdes, mund të jenë shënjestër e dhunës

schedule08:07 - 3 Gusht, 2022

schedule 08:07 - 3 Gusht, 2022

SHBA-të u kanë bërë thirrje qytetarëve të saj që të jenë vigjilentë kundër dhunës së mundshme anti-amerikane jashtë vendit pas vrasjes së liderit të al-Kaedës, Ayman al-Zaëahiri.

Vdekja e tij mund të shtyjë mbështetësit e Al-Kaedës ose grupe të tjera të lidhura terroriste të synojnë objektet dhe personelin amerikan, tha Departamenti i Shtetit.

Zaëahiri u vra nga një dron amerikan në kryeqytetin afgan, Kabul, të dielën, shkruan BBC.

Ai kishte ndihmuar në organizimin e sulmeve të 11 shtatorit në SHBA, ku humbën jetën rreth 3000 njerëz.

Mjeku 71-vjeçar egjiptian mori drejtimin e Al-Kaedës pas vdekjes së Osama Bin Ladenit në vitin 2011.

Vrasja u konfirmua të hënën nga presidenti amerikan Joe Biden, i cili tha se Zawahiri kishte bërë një seri vrasjesh dhe dhune” kundër qytetarëve amerikanë./abcnews.al/