Vrasja e kryekamarierit në Elbasan, prokuroria çon dosjen për gjykim

schedule13:57 - 20 Maj, 2022

schedule 13:57 - 20 Maj, 2022

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan ka përfunduar hetimi dhe ka dërguar për gjykim çështjen për ngjarjen e ndodhur më datë 02 Tetor 2021 në një lokal të Elbasanit ku si pasojë e një sherri mbeti viktimë kryekamarieri Gazment Kurmaku.

Prokuroria e Elbasanit ka marrë të pandehur:

-Erjon Llapushi hetuar më masën e sigurimit “Arrest në burg”, akuzuar për veprën penale të “Vrasjes me dashje” parashikuar nga neni 76 i K.Penal

-Luan Dulellari, hetuar me masën e sigurimit “Arrest në burg”, akuzuar për veprat penale të “Moskallëzimit të krimit” parashikuar nga neni 300/1 i K.Penal dhe “Përkrahjes së autorit të krimit” parashikuar nga neni 302/1 i K.Penal, ku ka mbetur viktimë shtetasi Gazmend Kurmaku.

Ngjarja ka ndodhur pas një konflikti në ambientet e subjektit “Rozafa Fish” në Labinot të Elbasanit, midis disa klientëve dhe punonjësit të restorantit të quajtur Gazmend Kormaku, i cili pas një debati me autorin është goditur me grusht nga ky i fundit. Si pasojë viktima ka humbur jetën me datë 07/10/2021.

Hetimet u ndoqën nga Drejtuesi i Prokurorisë, Kreshnik Ajazi.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!