Protestuesit që janë ngritur sot për vrasjen e Klodian Rashës nga efektivi i policisë, i kanë vënë flakën pemës së zbukuruar për festat, tek Kryeministria.
Turmat thërrasin emrin e Klodianit , “Duam Drejtësi”, “Poshtë Diktatura” apo edhe “Rama ik”.
Më herët janë regjistruar edhe episode dhune, ndërsa protestuesit përpiqeshin të futeshin në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Për pasojë, i lënduar mbeti një efektiv policie si dhe një përfaqësues i medias. s.b/abcnews.al/