Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, zhvilloi një takim virtual me reporterët Joseph O’Reilly nga Irlanda njëkohësisht dhe me reporter të EPP/CD dhe Petter Eide nga Norvegjia.
Mësohet se në bashkëbisedimin me reporterët, Basha u ndal dhe tek situata e ditëve të fundit dhe vrasja e 25 vjeçarit Klodian Rasha, nga një efektiv i Policisë së Shtetit si dhe përpjekjet kriminale për të manipuluar vrasjen.
Bëhet me dije se gjatë bashkëbisedimit Basha, informoi reporterët edhe me pengimin e së drejtës së informimit me shoqërimin dhe dhunimin e disa gazetarëve, duke sjellë një shkelje flagrante të lirisë së medias në vend.
Basha i solli në vëmendje reporterëve shkeljen e të drejtave të njeriut nga dhuna e policisë.
Po ashtu mësohet se takimi i planifikuar me reporterët ka pasur si temë diskutimi dhe zhvillimet e fundit të situatës së pandemisë, ekonomisë dhe politikës.
/abcnews.al/