Vrasja e Khashoggi, OKB: Ekzekutimi ishte i planifikuar

schedule16:30 - 19 Qershor, 2019

schedule 16:30 - 19 Qershor, 2019

Sipas raportit të publikuar nga ekspertë të Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut, ka prova të mjaftueshme për të besuar se princi trashëgimtar saudit Mohamed Bin Salman është i përfshirë në ekzekutimin e planifikuar të gazetarit Jamal Khashoggi.

Ekzistojnë prova të besueshme të cilat meritojnë hetime të mëtejshme për një përfshirje të mundshme të princit trashëgimtar saudit Mohamed bin Salman në vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi.

Kështu shkruhet në raportin prej 101 faqesh të ekspertëve të OKB-së për të drejtat e njeriut të cilët po hetojnë për çështjen. Sipas përfundimeve të raportit Khashoggi, ka qenë viktimë e një ekzekutimi të planifikuar më parë, por nuk ka përfundime për emrat e autorëve.

Sipas relatores së veçantë të kombeve të bashkuara për ekzekutimet ekstragjyqësore dhe arbitrare, hetimet e ekipit të saj vërtetojnë se ka prova të besueshme.

Prova që sipas saj kërkojnë hetime të mëtejshme për përgjegjësitë individuale të funksionarëve sauditë të nivelit të lartë, përfshirë princin trashëgimtar, këshilltarit të tij dhe ish përgjegjësit për komunikimin në mediat sociale. Ajo i bëri apel Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së që të nisë një hetim penal ndërkombëtar pa ndërhyrjen e asnjë shteti./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!