Vrasja e Karolinës nga i shoqi, dëshmon polici: Shtirej si i tronditur, e pyeste “e dashur a je mirë? “

schedule13:07 - 12 Prill, 2022

schedule 13:07 - 12 Prill, 2022

Polici që shkoi në vilën e çiftit menjëherë pas vrasjes së Karolinës nga i shoqi dëshmoi sot në gjykatë në lidhje me ato çka pa natën tragjike, ku 20-vjeçarja humbi jetën.

Karolina u vra nga bashkëshorti i saj më 11 maj, në shtëpinë e tyre në Glyka Nera në Athinë.

I gjithë krimi ndodhi në sy të foshnjës së të çiftit, sipas dëshmisë së policit.

Christos Vardikos, i cili së bashku me kolegët e tij shkuan në vilën e çiftit pas telefonatës që vetë autori i bëri policisë, tha se Babis Anagnistopoulos po shtirej, duke vepruar si i shokuar dhe i tronditur nga vdekja e bashkëshortes.

Lexo edhe: Vrau të shoqen në sy të fëmijës, Babis del në gjykatë: E dua gruan tim, kurrë s’kam dashur ta lëndoj

Oficeri i policisë dëshmitar, pasi i përshkroi të pranishmëve skenën e tmerrit që kishte parë brenda vilës me Karolinë e vdekur dhe të bijën mbi trupin e saj të pajetë tha për të akuzuarin: “Sapo e zgjidhëm, ai u ul në shtrat dhe filloi të mbështetej te gruaja në një pozicion për të parë se çfarë kishte ndodhur. Ai e tundi dhe e pyeti dashuria ime a je mirë? »

Pjesë nga dialogu me gjyqtaren

Gjyqtarja: Si ishte?

Dëshmitari: I kemi thënë edhe kolegëve të tjerë se ose është shumë i tronditur ose është shumë i ftohtë.

Gjyqtarja: Pra, keni parë një sjellje ekstreme?

Dëshmitari: Familjarët e viktimave i kemi parë edhe më parë, nuk kam parë një reagim të tillë.

Gjyqtarja: Pra, çfarë ju bëri përshtypje?

Dëshmitari: Qetësia, ose moskuptimi i situatës.

/abcnews.al/