Vrasja e ish-policit, pushohet çështja ndaj Gjergj Cukalit

schedule14:05 - 14 Tetor, 2020

schedule 14:05 - 14 Tetor, 2020

Gjykata e Tiranës këtë të mërkurë ka vendosur për pushimin e çështjes së Gjergj Cukalit, i akuzuar për vrasjen e ish policit Arben Bilali në zonën e Selitës.

Burime për Abc News bëjnë me dije se avokatët Alban Bengasi dhe Elton Hyseni, në arsyetimet e tyre bindën gjykatën të rrëzonte provën e ADN-së duke provuar se ishte marrë nga policia gjyqësore në kundërshtim me ligjin.

Cukali u arrestua me bujë tre muaj pas ngjarjes, por u lirua katër muaj më vonë nga Gjykata e Apelit. Shkalla e Dytë vlerësoi të papërdorshme provën kryesore kundër tij, një gjurmë ADN-je në një bidon plastik në “Mercedezin” e ekzekutorëve.

Ndërkohë Apeli vuri në pikëpyetje mënyrën si ishte bërë krahasimi biologjik dhe po ashtu ngriti dyshime të forta se policia mund të kishte falsifikuar provën, duke vendosur në bidon ADN-në e Cukalit, vendim që sërish është hedhur poshtë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!