Ish-presidenti amerikan Donald Trump i është bashkuar ngushëllimeve të liderëve botërorë për vrasjen e ish-kryeministrit japonez.
Trup e përshkruan Shinzo Abe si një politikan të lartë në skenën globale. “Ai ishte një bashkues si askush tjetër, por mbi të gjitha ishte një njeri që e donte dhe e çmonte vendin e tij madhështor, Japoninë. Shinzo Abe do t’i mungojë shumë”, është shprehur ish-shefi i Shtëpisë së Bardhë.
Trump shtoi më tej se shpresonte që i autori të marrë dënimin më të ashpër.
Në shkurt 2017, Trump mirëpriti Abe në Shtëpinë e Bardhë dhe më pas në vendpushimin e tij në Florida, ku dyshja luajtën një raund golfi.
Nëntë muaj më vonë, Trump udhëtoi në Japoni dhe më pas përsëri në maj 2019, duke u bërë lideri i parë botëror që takoi perandorin e sapokurorëzuar Naruhito. /abcnews.al