Vrasja e Hekuran Billës, Apeli lë në burg Sebastjan Malin dhe Viktor Markun

schedule12:05 - 7 Korrik, 2020

schedule 12:05 - 7 Korrik, 2020

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për Viktor Marku, të dyshuar si autor i vrasjen së Hekuran Billës në 11 qershor të këtij viti dhe nipin e tij Sebastjan Malin i dyshuar si bashkëpunëtor.

Mali dyshohet se ka ndjekur me makinë viktimën duke ndihmuar autorët për t’i zënë pritë në zonën e Komunës së Parisit.

Ai u zbulua për shkak të makinave që kishte marrë me qira bashkë me dajën e tij Viktor Marku, i dyshuar si autor i ekzekutimit.

Ky i fundit është vëllai i Prel Markut, i cili ishte vrarë nga Billa në vitin 2006 në kryeqytetin britanik.

LEXO EDHE: Sebastjanin e tradhtuan lëvizjet dhe kamerat: Abc News zbardh dosjen hetimore për ekzekutimin e Billës

Autorët dyshohet se kanë përdorur si karrem të dashurën e Billës Adjola Lakran, e cila më parë kishte qenë e lidhur me Malin.

Ai i kishte lënë takim viktimës në zonën e Komunës së Parisit, ndërkohë që para gjykatës ka deklaruar se nuk ishte në dijeni të planit të ekzekutorëve për eliminimin e tij.

Për këtë ngjarje është arrestuar edhe Gjekson Pusi, shoku i ngushtë i Viktor Markut, i dyshuar se ka ndihmuar autorin të largohet me makinë pasi dogji automjetin me të cilin kreu krimin në Pezë.

Hekuran Billa ishte dënuar nga autoritetet angleze me burgim të përjetshëm, por u lirua nga ky dënim nga drejtësia shqiptare./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!