Irani ka sanksionuar 51 amerikanë të tjerë të akuzuar nga Teherani se janë të përfshirë në sulmin me një dron, i cili në 3 janar 2020 vrau gjeneralin Soleimani në Bagdad. Mes personave që janë sanksionuar është dhe kreu i ushtrisë amerikane Mark Milley, këshilltari për sigurinë kombëtare amerikane Robert O’Brien, dhe zyrtarë të tjerë të lartë ushtarakë.
Në listë është dhe themeluesi i kompanisë ushtarake private Erik Prins, dhe ish përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kombet e Bashkuara Nikki Haley. Sipas Teheran, këta 51 persona janë të përfshirë në procesin vendimtar, planifikimin, organizimin, financimin dhe mbështetjen e aktit terrorist kundër Soleiman.
Sipas Iranit ata kanë promovuar terrorizmin i cili është një kërcënim për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare. Në tetor të 2020-ës dhe janar 2021, Irani sanksionoi zyrtarë të ndryshëm amerikanë, mes të cilëve presidentin e atëhershëm Donald Trump, ish sekretarin amerikan të Shtetit Mike Pompeo, dhe ish sekretarin amerikan të mbrojtjes Mark Esper. Sanksionet parashikojnë konfiskimin e pasurive që këta persona mund të kenë në Iran.
Soleimani, ish gjenerali në krye të forta të Rojtarëve të Revolucionit iranian, u vra në një bombardim nga një dron amerikan në 3 janar 2020 pranë aeroportit ndërkombëtar të Bagdadit.
/abcnews.al