Vrasja e gazetarit Khashoggi, ministri saudit: Fajtorët rrezikojnë dënim me vdekje

schedule17:13 - 6 Dhjetor, 2019

schedule 17:13 - 6 Dhjetor, 2019

Ministri saudit i shtetit dhe të çështjeve të jashtme, Adel bin Ahmed  al-Jubeir, foli për vrasjen e gazetarit saudit Jamal Khashoggi, në 9 tetor të një viti më parë Brenda konsullatës së Riadit në Stamboll.

Gjatë qëndrimit të tij në Romë në kuadër të Forumit MED, ministri saudit theksoi se qeveria e vendit të tij nuk i vret qytetarët e saj. Ai shtoi se autorët e vrasjes së gazetarit, janë identifikuar dhe tashmë rrezikojnë dënimin me vdekje. Sipas tij Arabia Saudite ka marrë masat e duhura në mënyrë që mos të përsëriten situata të tilla.

Ndërsa në lidhje me rolin e autoriteteve saudite në vrasjen e Kashogit, ai kërkoi që para se të akuzohej Arabia Saudite, duheshin pritur rezultatet e procesit: “Deri sa të vërtetohet fajësia, askush nuk mund të konsiderohet fajtor”, përfundoi ai./abcnews.al