Vrasja e gazetarit, Arabia Saudite gati të pranojë fajin

schedule22:55 - 15 Tetor, 2018

schedule 22:55 - 15 Tetor, 2018

Arabia Saudite po përgatit një raport në të cilin do të deklarohet se gazetari Xhamal Kashogi u vra si pasojë e një marrjeje në pyetje që shkoi keq. Lajmin e bën të ditur CNN, që citon dy burime anonime.Një prej tyre ka deklaruar se raporti është në hartim e sipër dhe se mund të ndryshojë.

Ndërsa burimi tjetër ka nënvizuar se, dokumenti ka gjasa të vërë në dukje se marrja në pyetje nuk ishte transparente dhe se përgjegjësit e vrasjes do të mbajnë përgjegjësi. Ndërkohë, presidenti amerikan Donald Trump spekuloi të hënën se përgjegjës për vrasjen e gazetarit Kashogi mund të jenë vrasës me pagesë.

Trump ka bërë me dije se sekretari i Shtetit Majk Pompeo do të udhëtojë në Arabinë Saudite për të biseduar me mbretin Salman mbi çështjen. Fundjavën e kaluar, Trump paralajmëroi me pasoja të rënda përgjegjësit e vrasjes së gazetarit, që banonte në Shtetet e Bashkuara dhe shkruante për “Washington Post”. /abcnews.al