Vrasja e gazetares, IRA e re merr përgjegjësinë

schedule10:38 - 23 Prill, 2019

schedule 10:38 - 23 Prill, 2019

IRA e re në Irlandën e Veriut ka pranuar përgjegjësinë në vrasjen e gazetares Mek Ki, gjatë trazirave në Londonderi. Me anë të një mesazhi të publikuar nga mediat në vend, grupi i armatosur republikan i kërkon falje familjarëve duke thënë se vrasja e saj ishte një gabim

IRA e re ka pranuar përgjegjësinë e saj në vrasjen e gazetares Lira Mek Ki gjatë trazirave në Londonderi, në Irlandën e Veriut. Në një deklaratë të publikuar në “Irish Njus”, grupi i armatosur republikan, i kërkon falje partneres së viktimës, familjarëve dhe miqve të gazetares, për vdekjen e saj. Mesazhi i dërguar në të përditshmen e Irlandës së Veriut ishte dërguar në një mënyrë që të mos kuptohej shkrimi apo vendi nga i cili ishte nisur

Organizata republikane shpjegonte ndër të tjera se gazetarja ishte qëlluar gabimisht. Mek Ki ndodhej në këmbë pranë një automjeti, të llojit fuoristradë, të policisë, në momentin që u qëllua me armë zjarri, nga një person që e kishte fytyrën të mbuluar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!