Vrasja e fëmijës 7 vjeç në Himarë, Meta: Duhet ndëshkim i ashpër për drejtuesit e Policisë së Shtetit!

schedule17:02 - 2 Gusht, 2022

schedule 17:02 - 2 Gusht, 2022

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar për ngjarjen e rëndë në Himarë, ku polici Arjan Tase vrau një fëmijë 7 vjeç me skafin që drejtonte.

Lexo edhe: Nga akuzat për favorizimin e kultivimit të drogës, te rikthimi në detyrë, komisari përplas për vdekje 7-vjeçaren në Himarë

Meta shpreh ngushëllimet për familjen dhe dënon situatën katastrofike të sigurisë në plazhe, që ka çuar në pasoja tragjike.

Ai kërkon hetim të thelluar dhe ndëshkim të ashpër për shkeljen e ligjit nga drejtuesit e Policisë së Shtetit.

Reagimi i plotë:

Thellësisht i tronditur nga ngjarja tragjike në plazhin e Himarës, ku zyrtari i lartë i Policisë së Elbasanit A.T i mori sot jetën një vajze të mitur 7-vjeçare, e cila kishte ardhur me familjen për pushime në Shqipëri.

Duke ju shprehur ngushëllimet më të ndjera familjes dhe të afërmve për humbjen e vogëlushes së tyre të shtrenjtë, dënoj me forcën më të madhe situatën katastrofike të sigurisë publike në plazhe, në pikun e sezonit turistik, fatkeqësisht me pasoja kaq tragjike të përsëritura.

Hetim i menjëhershëm i thelluar dhe ndëshkim të ashpër për shkeljen e ligjit nga drejtuesit e Policisë së Shtetit!

Mjaft arrogancës dhe papërgjegjshmërisë në Policinë e Shtetit! /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!