Vrasja e Eglantina Bucit në 2012, nis seanca për masën e sigurisë për babain dhe vëllain e saj

schedule12:14 - 6 Shtator, 2020

schedule 12:14 - 6 Shtator, 2020

Sot pritet të jepet masa e sigurisë për babë e bir që akuzohen për organizimin dhe vrasjen e Eglantina Bucit, në vitin 2012.

Ngjarja ka ndodhur në vitin 2012, në vendin e quajtur Mali me Gropa.

Gazetarja Xhensila Kodra tha për Abcnews.al se që në momentet që ka nisur masa e sigurisë, janë shfaqur të heshtur para kamerave, ndërsa seanca do të vijojë me dyert të mbyllura.

Faik Buci ka mohuar të jetë autori i kësaj ngjarjeje. Ndërkohë Shkelzen Buci është dënuar më herët me 13 vite burg.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!