Vrasja e efektivit të policisë, autorët dhe viktima dyshohet se u konfliktuan për dritat e makinës

schedule10:15 - 20 Dhjetor, 2020

schedule 10:15 - 20 Dhjetor, 2020

Konflikti mes Xhulio Prelës, efektivit të policisë që u vra mëngjesin e 5 Dhjetorit dhe dy autorëve dyshohet të ketë nisur pas një sherri momental. Burime bëjnë me dije për ABC se dy palët janë konfliktuar për dritat e makinës së njërës prej tyre që rrezatonin mbi palën tjetër.

Policia njoftoi sot arrestimin e Nikoll Sherrnikut, 21-vjeçarit që dyshohet si një nga autorët e kësaj ngjarje, ndërkohë që është shpallur në kërkim ndërkombëtar bashkëpunëtori i tij me iniciale B.M.

Xhulio Prela po kthehej nga Shkodra, nga ku kishte dërguar më herët një mikun e tij që ishte kthyer nga Anglia. Vrasja ndodhi në afërsi të fshatit Gajush në orën 03:00 të mëngjesit ku dyshohet se Xhulio Prela u qëllua nga afër me tre plumba, ndërsa njëri prej tyre ka qenë në zemër duke i shkaktuar vdekjen./mv.abcnews.al