Policia malazeze ka vënë në pranga autorin e vrasjes së 29 vjeçarit shqiptar, Edmond Mustafa paraditen e së martës në Tivar. Mediat vendase raportojnë se autori i dyshuar është identifikuar si Dino Ibrahimovic.
Sipas dëshmitarëve okularë, në drejtim të Mustafës është qëlluar më shumë se 10 herë dhe më pas autori është larguar nga vendi i ngjarjes me një motoçikletë. Mediat raportojnë se në momentin e vrasjes, Mustafa ishtë me motrën e tij.
Vrasësi është afruar nga mbrapa, ka qëlluar me armë zjarri nga një distancë prej 10 metrash dhe ka ikur me motor. Viktima dyshohet se është pjesëtar i klanit “Skaljar”./abcnews.al