Dy motra janë ekzekutuar me armë zjarri këtë të enjte në zonën e Astirit në Tiranë. Autori i kësaj ngjarje të rëndë është një shqiptar nga Maqedonia e Veriut i identifikuar si Përparim Ademi, 59 vjeç bashkëjetues me një nga viktimat.
Drejtoi i Policisë së Tiranës Rebani Jaupi në një deklaratë për mediat ka dhënë detaje në lidhje me këtë ngjarje të rëndë ku si pasojë kanë humbur jetën motrat Kristina Bardhi dhe Zhaneta Metani rreth 40 vjeç.
LEXO EDHE: EMRAT/ 59 vjeçari vret të dashurën dhe motrën e saj në Tiranë, identifikohen viktimat
Jaupi në fjalën e tij ka theksuar se në vendin e ngjarjes është gjetur një automatik, që dyshohet të jetë dhe arma e përdorur në krim.
Gjithashtu ai ka deklaruar se ngjarja ka ndodhur në sy të dy fëmijëve të mitur të një nga viktimat.
“Menjëherë u organizuan shërbimet e policisë dhe kanë ardhur në vendin e ngjarjes dhe kanë konstatuar 2 viktimat. Autori ka qëlluar disa herë me armë zjarri automatik. Armën e ka lënë në banesë dhe është larguar në këmbë. Menjëherë kemi organizuar shërbimet e policisë duke dhënë foton dhe gjeneralitetet e sakta të autorit të kësaj ngjarje të rëndë. Vijojmë hetimet e plota. Po marrim të gjitha provat si dhe do të pyeten edhe dëshmitarët. Në vendngjarje kanë qenë edhe dy persona, që dyshohen të mitur 15 dhe 16 vjeç“, tha Jaupi.e.su./abcnews.al