Vrasja e dy vëllezërve Haxhia në Durrës, arrestohen dy persona të tjerë, për çfarë akuzohen

schedule08:46 - 17 Qershor, 2021

schedule 08:46 - 17 Qershor, 2021

Dy persona të tjerë kanë rënë në prangat e policisë së Durrësit, pasi akuzohen se janë të lidhur me vrasjen e Besmir dhe Viktor Haxhia në Durrës.

Bëhet e ditur se të arrestuari janë Besian Xhixha dhe Enver Diva, të cilët janë kontaktuar nga Nuredin Dumani për të kryer vrasjen. Gazetari i ABC,  Leonidha Musai raporton se dy të arrestuari e sotëm, kanë rënë fillimisht dakord për të kryer eliminimin e vëllezërve Haxhia. Mësohet se Nuredin Dumani u ka kërkuar Besian Xhixhës dhe Enver Divës që të vëzhgojnë viktimat.

LEXO edhe: Vrasja e dyfishtë në Durrës, vëllezërit Haxhia u qëlluan nga një “Toyota” gri

Mbi dy të arrestuarit e sotëm rëndon akuza e “Sigurimit të kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasjen”. Ndërkohë detaje të reja pritet të zbardhen pas marrjes në pyetje të dy të arrestuarve.

Vrasja e vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhia ndodhi më 27 prill, rreth orës 16:40 te tregu i makinave, në qytetin bregdetar të Durrësit. Ata u qëlluan teksa po lëviznin me makinën e tyre tip “Golf” ku u gjetën të pajetë brenda mjetit të tyre.

LEXO edhe: Ekzekutuan dy vëllezërit, autorët e arrestuar tronditën Durrësin me vrasjen e dyfishtë në 2 mars

Altin Ndocin, është një ndër autorët e dyshuar të ekzekutimit të vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhia në Durrës. Ndoci akuzohet nga Prokuroria gjithashtu edhe për vrasjen e dyfishtë të Dorjan Shkozës dhe Anxhelo Avdylit në qytetin e Durrësit në Mars. Në pranga për këtë ngjarje ka rënë edhe Klevis Alla, i cili tashmë ka pranuar të bashkëpunojë me policinë e Durrësit, duke treguar mënyrën se si kanë kryer vrasjet, vendin e hedhjes së armëve, braktisjen e makinës së krimit dhe emrat e personave që kanë marrë pjesë në vrasje. Alla është lakuar nga burime brenda hetimit se ka qenë personi kryesor që ka çuar hetimet drejt kapjes së autorit kryesor, Altin Ndocit. Ndryshe nga ky i fundit, Alla nuk e ka ankimuar vendimin e Shkallës së parë duke pranuar për rrjedhojë akuzat dhe përfshirjen në dy ngjarjet e bujshme.

LEXO edhe: Tregoi me gisht ku i kishin hedhur armët, ky është i riu që “fundosi” grupin e vrasësve në Durrës

Ndërkohë, prokuroria është duke hetuar edhe një pistë tjetër për shkakun e vrasjes së vëllezërve Haxhia, e cila lidhet me grabitjen e 5 milion eurove në Rinas. Dyshohet se vëllezërit Haxhia strehuan për disa ditë njërin nga grabitësit duke ngjallur konflikte për një sasi parash, të cilat kanë humbur. e.l/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!