Vrasja e dy studentëve dhe shoferit, prokuroria kërkon burg për tre të arrestuarit për sulmin në Gllogjan

schedule18:30 - 12 Dhjetor, 2021

schedule 18:30 - 12 Dhjetor, 2021

Prokuroria Themelore në Pejë ka kërkuar masën e paraburgimit për tre personat e arrestuar si të dyshuar për sulmin në fshatin Gllogjan të Deçanit më 26 nëntor.

Zëdhënësi i kësaj Prokurorie, Shkodran Nikçi, tha se të tre të arrestuarit dyshohen se kanë kryer veprën penale vrasje e rëndë dhe armëmbajtje pa leje.

“Prokurorja e rastit ka parashtruar kërkesën për masën e paraburgimit, këtë kërkesë e ka elaboruar sot në seancën e procedurës paraprake para gjyqtarit. Shpresojmë që gjyqtari të marrë vendimin e duhur”, tha Nikçi.

Të shtunën më 11 dhjetor, Policia e Kosovës arrestoi tre persona si të dyshuar për vrasjen e trefishtë që ndodhi më 26 nëntor në fshatin Gllogjan të Deçanit.

Pas sulmit që iu bë një autobusi, i cili udhëtonte nga Gjakova drejt Gllogjanit, u vranë ngasësi i autobusit dhe dy nxënës që ndodheshin brenda./REL

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!