Vrasja e dy kushërinjve në Malësi të Madhe, lirohet nga burgu babai i autorit

schedule12:54 - 23 Qershor, 2021

schedule 12:54 - 23 Qershor, 2021

Rrok Pepaj, babai i autorit të vrasjes së dy kushërinjve në parcelën e drogës në fshatin Vrith të Malësisë së Madhe, është liruar nga burgu.

Siç raporton gazetari Simon Shkreli, babai i Danjel Pepajt, i cili është shpallur në kërkim për vrasjen e Vilson Çutajt dhe Klement Pepajt, është lënë i lirë me vendim të Gjykatës së Shkallës së Parë në Shkodër.

Rrok Pepaj u arrestua si bashkëpunëtor në kultivimin e kanabisit pasi u gjetën dy viktimat afër një parcele droge që dyshohet se ishte e djalit të tij, Danjel Pepaj. Ky i fundit  ende nuk është arrestuar dhe vazhdon të jetë në kërkim nga policia.

Danieli Pepaj dyshohet se është personi që ka vrarë Klement Pepaj dhe Vilson Çutaj, në pyjet e fshatit Vrith në Malësinë e Madhe, pasi këta të fundit e kanë dhunuar sepse Danieli u kishte vjedhur hashashin nga parcelat. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!