Vrasja e deputetit britanik, anti-terrori merr përsipër hetimet

schedule22:50 - 15 Tetor, 2021

schedule 22:50 - 15 Tetor, 2021

Anti-terrori ka marrë përsipër hetimin e vrasjes së deputetit konservator David Amess. 69-vjeçari u godit disa herë me thikë ndërsa ndodhej në një kishë në Essex duke bërë takime rutinë.

Policia e Essex-it bëri të ditur se si i dyshuar për ngjarjen u arrestua një 25-vjeçar dhe tashmë dedektivët e anti-terrorit janë duke hetuar për motivet e tij. Sipas mediave në vend, bëhet fjalë për një të ri me origjinë nga Smali dhe vrasja deri më tani është duke u trajtuar si sulm i mundshëm terrorist.

Po ashtu, po shikohet edhe nëse autori mund të ketë pasur probleme të mundshme të shëndetit mendor. Tashmë hetuesit do të kontrollojnë telefonin dhe gjurmët që 25-vjeçari ka lënë në internet. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!