Vrasja e çiftit Pasho, autoritetet italiane nisin hetimet për djalin e tyre dhe vëllanë e të dashurës

schedule11:09 - 23 Janar, 2021

schedule 11:09 - 23 Janar, 2021

Vihen nën hetim dy persona të tjerë në lidhje me vrasjen dhe masakrimin e çiftit Pasho në Itali. Pas Elona Kaleshit, tashmë kanë nisur hetimet për djalin e çiftit Pasho, Taulant Pasho dhe Denis Kaleshin, vëllai i 36-vjeçares Elona Kaleshi, e cila deri më tani është personi i vetëm që ndodhet pas hekurave për këtë ngjarje të rëndë. Tashmë grupi hetimor do të verifikojë lidhjet e tyre me gjurmët e zbuluara në vendin e ngjarjes.

Elona Kaleshi, e cila është ish e dashura e Taulant Pashos prej një muaji ndodhet pas hekurave e dyshuar për akuzat e vrasjes, masakrimit dhe fshehjes së trupave të çiftit Pasho. Sipas hetuesve me 2 nëntor të vitit 2015 e cila mendohet të jetë edhe dita e vrasjes së çiftit Pasho, Elona Kaleshi priti prindërit e të dashurit të saj që kishin ardhur nga Shqipëria për të takuar djalin e tyre i cili do të lirohej pas 4 vitesh nga burgu pas dënimit për trafik droge.

Vajza e tyre ka deklaruar se Elona ishte personi i fundit që pa prindërit e saj ende gjallë. Karabinierët dhe prokurorët tani po kërkojnë ndonjë të dyshuar për krimin e dyfishtë dhe po verifikojnë gjithashtu pozicionin e djalit të çiftit. Shkak për këtë krim të rëndë deri më tani dyshohet një shumë prej 50 mijë eurosh që mbanin Shpëtim dhe Teuta Pasho, shkruan abcnews.al

Nëse përfshirja e Elonës në këtë ngjarje do të provohet, atëherë dyshimet janë se ajo mund të ketë pasur bashkëpunëtorë pasi do të ishte e vështirë të vepronte e vetme. Trupat e çiftit Pasho u gjenden në 4 valixhe të copëtuar në afërsi të burgut të Sollicianos, të zhdukur që prej Nëntorit të vitit 2015./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!