Ka zhvillime për vrasjen e 50-vjeçarit Brian Thompson, CEO i kompanisë së sigurimeve shëndetësore UnitedHealthcare javën që shkoi në New York. Sipas BBC, një person i cili u dërgua në paraburgim për një çështje tjetër, por tani po merret në pyetje për vrasjen e Thomson.
Sipas një burimi të cituar nga media britanike, ky person mbante një armë zjarri të ngjashme me atë të përdorur në atentatin ndaj CEO të kompanisë së sigurimeve. Burimi theksoi gjithashtu se përshkrimi fizik përputhej me atë të personit të kërkuar nga policia e New York-ut.
Raportohet gjithashtu se policia ka gjetur edhe çantën gri që dyshohet se ka përdorur autori në momentin e sulmit. Çanta, e gjetur në Central Park të shtunën, është dërguar për testim mjeko-ligjor dhe përmbajtja e saj mbetet e panjohur.
Thompson u qëllua për vdekje nga një person i armatosur i maskuar jashtë një hoteli në Manhattan mëngjesin e së mërkurës, ndërsa do të ndiqte konferencën vjetore të kompanisë./abcnews.al