Organet e rendit në Gjermani kanë arritur të identifikojnë tre persona si të dyshuar për vrasjen e Besar Nimanit, boksierit kosovar i cili u vra të shtunën e 9 marsit në Gjermani.
Të dyshuarit janë një serb dhe dy kurdë. Këtë lajm e ka konfirmuar vëllai i të ndjerit, Berat Nimani, duke zbuluar për mediat kosovare se priten të bëhen publike shumë shpejt edhe identiteti i tyre.
“Më kanë informuar që nesër (sot) do të bëhen publike identiteti i tyre, janë futur edhe në listën e INTERPOL-it. Dihet me emra dhe mbiemra se cilët janë. Të dyshuar janë një serb dhe dy kurdë”, deklaroi vëllai i të ndjerit./ h.ll/abcnews.al