Vrasja e biznesmenit Nikulaj/ Prokuroria e Lezhës mbyll hetimet për autorin portugez, dosja do dërgohet për gjykim

schedule14:07 - 6 Dhjetor, 2024

schedule 14:07 - 6 Dhjetor, 2024

Prokuroria e Lezhës ka mbyllur hetimet në lidhje me portugezin Ruben Saraiva, i akuzuar për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin.

Nën masa të forta sigurie, 29-vjeçarit u paraqit këtë të premte në prokurori, iu komunikua akuza e “vrasjes për gjakmarrje” dhe “armëbajtje pa leje”.

Dosja penale tashme pritet të dërgohet për gjykim në gjykatën e Lezhës, e veçuar nga të akuzuarit e tjerë të cilët nuk janë ekstraduar ende nga Britania e Madhe.

“Sot ka ndryshuar pozicioni procedural i Ruben Saraivës, i ciliu nga person i dyshuar, që ka qenë gjithë këtë periudhë, është akuzuar zyrtarisht si person i cili ka bërë vrasjen e biznesmenit. Tani është në një status tjetër juridik, i pandehur. Tashmë do kalojë çështja në seancë. Ende nuk jemi njohur me fashikujt. Do vazhdojmë betejën tonë ligjore në seancën paraprake dhe në gjykatë, nëse do shkojmë në gjykatë. Jemi në një moment procedural, akoma nuk e dimë nëse do shkojë në gjykim apo do mbetet vetëm në seancën paraprake. Nuk ka asnjë provë tjetër, përveçse atyre që janë ublike. Nuk ka provë të re. Zhvillimi i vetëm, ka ndryshuar statusi i tij procedural, është marrë i pandehur.”, deklaroi avokati i Saraivës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!