Një person është shoqëruar në polici për vrasjen e biznesmenit Çajup Selimi , i cili u ekzekutua mbrëmjen e kaluar në Tepelenë.
Lexo edhe: PAMJET/ Biznesmeni në Tepelenë u vra në derë të shtëpisë, policia “blindon” pallatin
Kujtojmë se ngjarja ka ndodhur momentin kur viktima ishte duke u futur në apartamentin ku ai banonte.
Ndërsa për autorët dyshohet se kanë qenë dy persona, të cilët pasi kanë qëlluar janë larguar nga vendi i ngjarjes.
Selimi ishte pronar i një dyqani rrobash në Tepelenë. Ndërkohë këtë të mërkurë fqinjët e viktimës thanë për Abcnews.al se Çajup Selimi ishte njëri i rregullt dhe punëtor.
/abcnews.al/