Vrasja e biznesmenit në Ksamil, fqinjët: Nuk u dëgjuan të shtëna, por vetëm ulërimat e nënës

schedule07:47 - 7 Qershor, 2021

schedule 07:47 - 7 Qershor, 2021

Nëna e biznesmenit Gramoz Memaj i ekzekutuar një natë më parë pranë në Ksamil ka qenë në banesë në momentin kur ka ndodhur ngjarja. Burime bëjnë me dije për ABC se fqinjët kanë deklaruar se në momentin e ngjarjes nuk janë dëgjuar të shtëna por vetëm ulërimat e nënës.

Memaj ishte nga Tepelena dhe njihej si biznesmen në zonën e Ksamilit. Ai jetonte vetëm me të ëmën dhe nuk ishte i martuar.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se dyshohet që ngjarja pranë banesës së viktimës të ketë ndodhur për larje hesapesh.

Kjo është edhe pista kryesore ku është fokusuar policia. Ndërkaq, arma e përdorur në krim dyshohet e tipit pistoletë. /mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!