Vrasja e biznesmenit, media greke: Trekëndëshi i krimit Zakynthos, Patra, Athinë dhe shqiptarët

schedule17:23 - 17 Maj, 2021

schedule 17:23 - 17 Maj, 2021

Autoritetet greke vijojnë hetimet për të zbardhur autorët e vrasjes së biznesmenit Dionysis Korfiatis në datë 7 maj në ishullin e njohur Zakynthos. Mediat në vendin fqinj shkruajnë se në fokusin e hetuesve është “trekëndëshi” i krimit të organizuar në Athinë – Zakynthos – Patras, ku përfshihet edhe mafia shqiptare.

“Fakte të reja dalin në dritë në lidhje me rastin e vrasjes në Zakynthos. “Trekëndëshi” i krimit të organizuar në Athinë – Zakynthos – Patras është nën syrin e oficerëve të policisë greke që po merren me çështjen e vrasjes së biznesmenit 54-vjeçar Dionysis Korfiatis.

Në kuadër të hetimeve të policisë për të gjetur autorët, ka edhe anëtarë të mafies shqiptare me qendër në Atikë, por edhe grupe kriminelësh që veprojnë në Akaia, me të dy polet të përfshirë në një “luftë” të vazhdueshme për epërsinë në ishull, por gjithashtu në Greqinë Perëndimore” shkruhet në artikull.

Biznesmeni 54-vjeçar u qëllua nga një person teksa ishte futur në një zyrë kontabiliteti në qytet. Breshëria e plumbave nga jashtë zyrës nuk i la atij asnjë mundësi shpëtimi.

Në qershorin e vitit të shkuar atij i bënë atentat kur ishte bashkë me bashkëshorten Christina Kloutsinioti, e cila mbeti  e vdekur. Më herët ajo kishte kandiduar për postin e kryebashkiakes së Zakynthosit./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!