Gjykata e Apelit të Tiranës la në fuqi masën “arrest në burg” për Islam Mylkajn. 61-vjeçari akuzohet për vrasjen e Haxhi Baçinozit. Mylkaj u vetëdorëzua në polici pesë ditë pas ekzekutimit të 62-vjeçarit Haxhi Baçinozi.
Mes dy burrave prej kohesh kishte një konflikt për një borxh prej rreth 45 mijë eurosh nga tregtia e përbashkët që kishin bërë vite më parë. Ngjarja ndodhi në zonën e parkut të Liqenit Artificial në prani të disa dëshmitarëve, mes të cilëve dhe djalit të viktimës.
Për këtë ngjarje është vënë në pranga, ndërkohë dhe Myftar Pasha, person i cili ka qenë nën shoqërinë e autorit të dyshuar të krimit në momentin që ka ndodhur vrasja. Ai u la në “arrest shtëpie” nga Gjykata e Apelit të Tiranës. Pasha akuzohet për moskallëzim krimi./abcnews.al