Vrasja e Azem Hajdarit, shtyhet përsëri seanca ndaj Izet Haxhisë

schedule15:19 - 2 Nëntor, 2020

schedule 15:19 - 2 Nëntor, 2020

Shtyhet përsëri seanca gjyqësore për Izet Haxhian.

Mësohet se shkak për shtyrjen e seancës është bërë mungesa e Prokurorit.

Në seancën e sotme gjykata do të vendoste nëse do të pranonte listën e dëshmitarëve ku midis tyre është edhe ish-kryeministri Sali Berisha.

Izet Haxhia ka kërkuar 18 dëshmitarë në gjykatë në dosjen e bujshme të vrasjes së Azem Hajdarit.

Dëshmitarët e kërkuar janë:

– Zenel Neza

– Jaho Mulosmani

– Sali Berisha

– Mbesa e Sali Berishës, Shpresa Breçani

– Vëllai i Zenel Nezës, Haki Neza

– Afrim Krasniqi

– Ylli Rakipi

– Shaban Memia

– Dem Dollapi

– Sali Lusha

– Genc Hoti

– Agim Logu

– Mentor Daja

– Ismet Jovani

– Aishe Haklaj

– Zylfie Haklaj

– Marjam Gryku

Izet Haxhia është dënuar në mungesë me 25 vite burg për vrasjen e ish-deputetit Azem Hajdari.

Pas 17 vitesh në mungesë dhe azil në Turqi, Haxhia është ekstraduar në Shqipëri ku kërkuar rihapjen e dosjes, pasi ai kurrë nuk i ka pranuar akuzat e ekzekutimit të deputetit Azem Hajdarit në vitin 1998.

Sipas Haxhisë, ai nuk ka pasur lidhje me atentatin edhe pse prokuroria e ka akuzuar si bashkëpunëtor në vrasjen e deputetit.

n.d./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!