Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja në Kavajë. Arjan Gosa u ekzekutua me një plumb në kokë, në një lokal në Kavajë në prani të babait të tij. Janë dy pista kryesore në të cilat po heton policia.
E para ka të bëjë me ngjarjen e ndodhur pak muaj më parë, ku mbeti i vrarë vëllai i tij Edmond Gosa. Ky i fundit u përfshi në një sherr me Altin Rexhën. Pas një debati, ata vranë njëri-tjetrin.
Pista tjetër ka të bëjë me një ngjarje të ndodhur 10 vite më parë, ku dy vëllezërit Gosa qëlluan me kazmë shtetasin Gentjan Gjuzi. Ky i fundit u plagos rëndë dhe vdiq pas pak muajsh në spital.
Kjo ishte edhe arsyeja pse ai e kishte ndërruar emrin nga Armand Gosa në Edmond./abcnews.al