Ambasadori italian Luca Attanasio i vrarë në Kongo, ra në kurth. Ai po udhëtonte pa eskortën e tij për të monitoruar ndarjen e ndihmave, pasi rruga që do të përshkruante konsiderohej e sigurte.
Mediat italiane kanë publikuar detaje të rënda të vrasjes së ambasadorit dhe një agjenti italian të policisë, duke theksuar se ata ishin objektiv rrëmbimi.
Automjeti në të cilin udhëtonte ishte pjesë e një autokolone të misionit të Kombeve të Bashkuara për stabilizimin e vendit afrikan. Sipas qeverisë vendore autorë të ngjarjes janë rebelët hutu të frontit të çlirimit të Ruandës.
Pasi vranë shoferin, komando që sulmoi automjetin, çoi në pyll ambasadorin italian dhe agjentin e sigurisë dhe i vranë atje. Të dhënat janë konfirmuar nga policia vendore e cila shtoi se komandoja përbëhej nga 6 persona. Ndërkohë që janë rrëmbyer dhe tre persona të tjerë të cilët janë vendas.
Ndërkohë prokuroria e Romës po heton për sekuestrim personi dhe terrorizëm./abcnews.al