Vrasja e Aleks Nikës, Ndrea Prendi në SPAK/ Ish komandanti i Gardës së Republikës dëshmoi për më shumë se tre orë në prokurori

schedule20:51 - 23 Korrik, 2024

schedule 20:51 - 23 Korrik, 2024

Dy ditë pas rihapjes se procedimit penal per vrasjet e 21 janarit  dhe fakteve te reja qe familja e Aleks Nikes i dorezoi drejtesise,  në dyert e prokurorisë së posaçme  është thirrur për të dëshmuar ish-kreu i Gardës së Republikës Ndrea Prendi. Familjarët e Nikës kanë bërë atë si një të dyshuarit  kryesorë për vrasjen e Nikës, por kjo nuk u provua kurrë nga procesi i parë.

Vete Ndrea Prendi  nuk dha një përgjigje të qartë nëse ishre thirrur në  spak për çështjen e 21 janarit, por u shpreh se do të paraqitej në prokurori sa herë të ishte nevoja.

Ish-komandanti i gardës  pasi la dyert e spak,  dukej i trembur dhe në të njëjtën kohë u largua  me shpejtësi duke iu shmanguar edhe  interest të gazetarëve, ndërsa procesi  pritet të  hetoje edhe zinxhirin politik të  komandës që mori garda, per hapje zjarr ndaj protestuesve në 21 janar.  Abc News mesoi zyrtarisht se Prendi është thirrur nga prokurori i çështjes Alfred Shehu që  ka rregjistruar hetimet për 3 vepra penale, duke nisur nga ajo e vrasjes në rrethana cilësuese në veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës dhe shpërdotrimit të detyrës.

Ndërkohë burime nga policia e shtetit konfirmuan për abc neës se Prendi referuar sistemit TIMS ka dalë nga shqipëri në maj të vitit 2023 dhe mbetet e pa qartë se si  ka hyrë në territorin shqiptar. Ashtu siç mbetet e pa qartë edhe fakti që Prokuroria e Posaçme mohoi që ish-komandanti i gardës të jetë thirrur në prokurori për hetimet mbi 21 janarin.

Nga ana tjetër Prendi është kallëzuar   bashkë me ish-kryeministrin Sali Berisha dhe ish-ministrin e brëndshëm Lulzim Basha si urdhërues të vrasjes së 4  protestuesve në bulevard./abcnews.al