Vrasja e 5 vjeçares në Itali, prokurorja: Nuk është vrarë në shtëpi, nëna u kthye për t’u larë dhe ndërruar

schedule12:39 - 20 Qershor, 2022

schedule 12:39 - 20 Qershor, 2022

Detaje të reja kanë dal në pah nga vrasje makabre e 5 vjeçares italiane, e cila u vra nga nëna e saj. Karabinierët e Ris di Messina gjetën gjurmë gjaku në shtëpinë e Martina Patti, kështu që sipas tyre,  është e pamundur që vrasja të ketë ndodhur në shtëpi, shkruajnë mediat italiane.

Sipas karabinierëve, ajo u kthye  në shtëpi për tu larë dhe ndërruar. Megjithatë, ajo e kishte kryer krimin në një fushë disa qindra metra më tutje ku më pas u gjet trupi i Elenës. Mbetet ende enigmë se si e ka bindur fëmijën, ndoshta me mashtrimin e ndonjë loje apo nëse e ka tërhequr zvarrë me forcë.

Dhe arma e vrasjes ende mungon, ndërsa  karabinierët kanë sekuestruar disa thika të gjetura në shtëpi. Karabinierët kontrulluan të shtunën në mbremje shtëpinë e Martina Patti në Mascalucia, ku ata zbuluan gjurmë gjaku në disa pjesë të shtëpisë dhe në një fustan.

Ajo shkoi në shtëpi u ndërrua dhe më pas inskenoi rrëmbimin e rrëmë të vajzës së saj nga 3 persona të armatosur. Martina Patti ndodhet në burg ndërkohë që në qeli monitorohet nga afër nga policia nga frika se mund të kryejë vetëvrasje ose se mund të sulmohet nga të burgosur të tjerë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!